Europol paralajmëron: Mos përdorni wi-fi publik; vidhen kollaj të dhënat

Informacione të klasifikuara nga personi i përfshirë si delikate nuk duhen dërguar përmes rrjeteve publike wi-fi.

Ky njoftim vjen nga oficerët evropianë të policisë kundër krimeve kibernetike, pas shqetësimit në rritje të vjedhjes së të dhënave të përdoruesve. Troels Oerting, kreu i sektorit kundër krimit kibernetik në Europol deklaroi për BBC Click se njerëzit duhet të dërgojnë të dhënat personale vetëm nëpërmjet rrjeteve të besueshme të internetit.

Ai tha se paralajmërimi i tij është i motivuar si pasojë i shqetësimit në rritje të rasteve që kanë përdorur rrjetin publik wi-fi, dhe që janë bërë pre e sulmeve nga piratët e internetit. Europol po ndihmon disa shtete që së fundmi janë bërë pre e sulmeve kibernetike tha Oerting.

Zakonisht vlerësoi ai, sulmohen përdoruesit që komunikojnë me bankat nëpërmjet wi-fi, por edhe ata që dërgojnë online para, apo fjalëkalime që mund të përdoren për përfitime financiare.

Lajme të ngjashme

Back to top button