RDK: Nuk ka biseda me BDI-në, gjithçka është spekulim

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika i konsideron si spekulime manipulative të qëllimshme nga ana e BDI-së dhe PDSH-së, informacionet për fillimin e bisedimeve në mes partisë së tij dhe BDI-së, për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, për Portalb, konfirmon gjithashtu se në mes BDI-së dhe RDK-së nuk ka bisedime për mundësin e daljes së përbashkët në zgjedhjet parlamentare.

Artan Dika thotë për Portalb, se nuk ka asgjë konkrete dhe se deri më tani asnjë zyrtarë i lartë nga të dy partitë nuk është takuar.

Nënkryetari i RDK-së, Artan Dika, deklarimet e PDSH-së dhe BDI-së, për mundësiën e bashkimit të RDK-së, me BDI-në i konsideron si manipulime të ulëta. Kjo sipas tij bëhet me qëllim për të çorjentuar opinion me propaganda spekulative politike.

Artan dika thotë se PDSH-ja manipulon me këtë temë, për qëllimet e saja, njëkohësisht edhe BDI-ja propagandon, hedh disa ide dhe më pas i sfidon ato.

“Përveç ofertës publike që ka bërë BDI-ja, nuk ka pasur ndonjë ofertë tjetër më konkrete drejtuar RDK-së, për të bashkëpunuar”, thotë Artan Dika.

Lajme të ngjashme

Back to top button