Berati në turneun e madh “Karate 1 Premier League”

E shtuna dhe e diela e kësaj jave do të jenë shumë aktive për karateistin më të mirë shqiptar nga Maqedonia dhe njëherit kampionin Evropian, Berat Jakupi, i cili së bashku me trajnerin e tij Arlind Huseini, do të jenë pjesëmarrës në turneun “Karate 1 Premier Ligë” që mbahet në Holandë, e ku do të marrin pjesë mjeshtër të karatesë nga 50 shtete të botës.

Berat Jakupi do të prezantohet të dielën në orën 12:00 në kategorinë e seniorëve në -84 kg.

“Kjo garë  me përmasa botërore do të jetë një test i shumë i mirë për mundësitë e Berat Jakupit, i cili po përgatitet për pjesëmarrje në kampionatin evropian që do mbahet në Finlandë dhe atë Botërorë që do të mbahet në Bremen të Gjermanisë në nëntor të këtij viti. Jam optimist se Berat Jakupi do të arrijë suksese dinjitoze edhe në këtë turne me mjeshtrit botërorë të karatesë” – tha trajneri Arlind Huseini.

E tërë ekspedita e Maqedonisë për në Holandë është nisur të enjten. Ndryshe, një ditë më herët, kampioni evropian mori edhe një shpërblim për të arriturat e tij në sport duke fituar çmimin “Milingona e Artë 2013”. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button