Dakordohen palët, Kosovë – Turqi me 20 apo 21 maj ?

Lajme të mira vinë nga Turqia ku kryetari i Federatës e futbollit të Kosovës po qëndron në vizitë te homologu i tij turk së bashku me sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu.

Pas bisedimeve me kreun e futbollit turk Y?ld?r?m Demirören dhe me përzgjedhësin e Përfaqësueses turke, Fatih Terim, burime të afërta brenda FFK-së, kanë pohuar për Korneri.net se palët janë dakorduar që me 20 ose 21 Maj, përaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Turqisë të zhvillojnë ndeshje miqësore e cila do të jetë e dyta zyrtare pas asaj kundër Haitit në stadiumin Adem Jashari që bëri bujë të madhe në gjithë botën.

Turqia prej kohësh ka qenë përkrahse e futbollit të Kosovës, dhe ishte parashikuar që ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës të jetë pikërishtë ndaj Turqisë.

Megjithatë në orët e ardhshme pritet të bëhet publike nga vet krerët e FFK-së ecuria e përgjithshme nga takimi në mes palës kosovare dhe asaj turke.

Lajme të ngjashme

Back to top button