Banorët e fshatrave Jellovjan dhe Urviç, organizojnë rroje kundër plaçkitësve

Banorët e fshatrave Jellovjan dhe Urviç, kanë filluar të organizojnë rroje për shkak të vjedhjeve dhe plaçkitjeve të shumta gjatë orëve të natës.

Banorët tregojnë se me vite të tëra patrullat policore e Tetovës nuk ka  lëvizur në rrugën që çon në këta dy fshatra të shkëputur.

Sipas tyre, vjedhjet e shpeshta kohën e fundit dolën jashtë kontrollit, nga persona të maskuar dhe të armatosur.

Banorët thonë se disa herë i kanë paraqitur rastet në polici, por nuk kanë pasur ndonjë efekt në parandalimin e plaçkitjeve më këto fshatra.

Në fshatin Jellovjan ka 200 shtëpi, ku jetojnë 70 familje, ndërsa në fshatin Urviç jetojnë 200 familje.

Më 8 shkurt, kryeshefi i Sektorit për Pune te Brendshme, në Tetovë, Faredin Zenuni ka qen për vizitë në fshatrat Jellovjan, Urvic dhe Novo Sellë, ku është takuar me banorët e këtyre fshatrave
.
Pas kësaj vizite SPB-ja kryen patrullë të rregullt nëpër këto fshatra dhe prej atë dit e deri më sot, në Sektorin për Punë të Brendshme nuk është paraqitur asnjë rast i ndonjë vjedhje, thotë Faredin Zenuni, krye shef i policisë.

Nëpër këto fshatra policia, nuk ka kryer patrullë të rregullt 10 vite, tani pas gjithë këtyre viteve dhe ankesës së shtuar të qytetarëve të këtyre fshatrave, gjendja në teren duket se nuk ka ndryshuar edhe aq shumë sa i përketë sigurisë së banorëve të këtyre fshatra të cilët për shkak të pozitës së shkëputur janë objekt i sulmeve të hajnave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button