Dhunohet një minoren 14 vjeçar nga Dibra

Në saj të hetimeve nga ana e policisë së Dibrës, personi Q.I, ka kryer vepër penale, dhunim të një fëmije të mitur.

Gjyqi themelor nga Gostivari, i cili është kompetent për rastet e këtilla pas fletë arrestit, ka shqyptuar maswn e paraburgimit prej 30 ditësh, personit në fjalë Q.I nga Dibra. 

Përkundër reagimeve dhe kundërshtimeve nga ana e fëmijës së mitur, 14 vjeçarit, i akuzuari përsëri ka vazhduar me motivin e njëjtë, dhunim të qëllimshëm. 

Personi këtë veprim e ka kryer në momentin  kur e ka pa minorenin duke dalë nga shkolla në Dibër, theksoi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB , në Ohër.

Sipas tij , pas ndriçimit të rastit të kësaj vepre penale, përveç shërbimit policor kanë ndërhyrë edhe përfaqësues kompetent nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale , me iniciativë të të cilëve është bërë edhe vizitë specialistike nga mjeku kirurg në spitalin e Dibrës, ku është vizituar  minoreni i dhunuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button