Kodheli: Shqipëria prezencë ushtarake në luftën kundër DEASH-it

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë zhvilloi sot një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në lidhje me prezencën e ushtarakëve shqiptarë në lokacionin ndërkombëtar kundër terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Kuvendi i Shqipërisë thuhet se ministrja Kodheli ka prezantuar në komision ligjin për prezencën e ushtarakëve shqiptarë në luftën kundër DEASH-it.

Sipas saj ligji i ri parashikon prezencë ushtarake në luftën kundër ISIS (DEASH) dhe se prezenca e trupave ushtarake është kërkuar nga SHBA.

“Shumë shpejt do të vijë një ligj në tryezën tuaj që ka të bëjë me prezencën e ushtarakëve tanë në koalicionin global në luftën kundër ISIS (DEASH). Flasim për një prezencë të zgjeruar në Irak, të kërkuar nga partneri strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo është një vendimmarrje e Parlamentit dhe duhet kalojë me ligj”, u shpreh Kodheli.

Ajo ka shtuar më tej se “Kemi dyfishuar prezencën tonë ushtarake në Afganistan përkrah NATO-s, në funksion të paqes. Për vitin 2018 është parashikuar që trupat shqiptare të shërbejnë në Letoni nën Komandën e Kanadasë”.

Ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Stefan Cipa, në Komisionin për Sigurinë Kombëtare ka folur lidhur me reformën ligjore në organet e Policisë së Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button