Vonohen kompensimet për fëmijë, pagesa do bëhet njëherësh për disa muaj

Shfrytëzuesit e të drejtave për kompensime fëmijërore, prindërore dhe kompensime për nevoja të veçanta, në kohë duhet që t’i marrin numrat social dhe t’i dorëzojnë në banka që të mos ketë ngecje në pagesa, apelojnë nga Enti për Punë Sociale në Gostivar.

Ripërtëritja e kërkesave të shfrytëzuesve të këtyre të drejtave nga sfera e sigurimit fëmijërorë, ka filluar që nga fillimi i vitit dhe do të zgjas deri në fund të këtij muaj.

Nëse do ët ketë vonesa në pagesën e kompensimeve për shkak të vonesës së evidentimit në sistemin kompjuterik, shfrytëzuesit do të mund t’i marrin paratë njëherësh për disa muaj, thonë nga Enti për Punë Sociale në Gostivar.

Sipas të dhënave të Entit, në Gostivar, kompensime prindërore marrin 600 veta, kompensime fëmijërore marrin 230 dhe me kompensime të veçanta marrin 22 qytetarë. Numri më i madh i shfrytëzuesve i kanë ripërtërirë dokumentet e nevojshme, por ka edhe një numër i konsiderueshëm që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button