Thaçi dhe Ahmeti shkelin gjakun e dëshmorit

Gjaku i Shqiptarëve Dëshmorëve tanë të cilët luftuan për lirinë e mëmëdheut të tyre, në vitin 2001, tani përsëri po përdoren prej partive politike.

Tani e njejta rutinë e gjuhës partiake do të përsëritet si mashtrim! Edhe këta zgjedhje të imponuara nga BDI-ja qenkan historike! Çudi! A thua cilat zgjedhje deri tani për z. Ali Ahmetin nuk mbetën pa u cilësuar historike. Kurse lepuri Menduh Thaçi nga vrima e tij në Tetovë u shfaq në Sushiko duke bërë pazare me Mijallkovin, shefin e policisë sekrete të Gruevskit. A thua edhe sa lojra të fëlliqura do të luajnë me gjakun e vëllezërve tanë, me ardhmërin tonë? A thu edhe sa punë të fëlliqura keni ndërmend të bëni për të ndalur rrugën e ndritshme të këtij kombi?

Në vitin 2002, në vitin 2008 ishin zgjedhje historike ku u ngrit I gjithë populli SHQIPTAR për t’i dhënë përsëri Pushtetin. Në vitin 2011 doli një mië nga vrima dhe manipuloj tifozët shqiptar për një skenar politik, viktimë ishte Rinia Shqiptare. Në vitin 2014 doli lepuri nga vrima duke përsëritur se shqiptarët nuk kanë nevojë për kryetar shteti, pas takimit me Mijallkovin, përsëri ndryshon qendrimin dhe zgjodhi një kandidat për kryetar që të iritojë shqiptarët jashtë Tetovës së tij, pasi edhe vet ky lepur e di se refuzimi dhe bojkoti do të jetë shumë i madh, por ky vetëm e vetëm që të ndikojë negativisht, të rreshtohet gabimisht dhe të ngulfasë opozitën shqiptar, me fjalë të tjera, të mos lejojë në asnjë mënyrë që vizioni shqiptar të ballafaqohet me mashtruesin tjetër Ali Ahmeti.

A nuk ju duket z. Menduh Thaçi një punëtorë i devotshëm partiak i mashtruesit me zgjedhje historike z. Ali Ahmeti?

Duhet të kendojmë këngën e Vaso Pashës:

O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;

Lajme të ngjashme

Back to top button