Zagreb, gjendet i vdekur ish lojtari dhe trajneri i Dinamos

Zvezdan Cvetkoviç (57), dikur lojtar i famshëm i futbollit, trajneri dhe drejtori i GNK Dinamo të Zagrebit dhe lojtar i përfaqësueses të ish-Jugosllavisë në mëngjes është gjetur i vdekur në garazh në Zagreb, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se të hënën në mëngjes ndërroi jetë papritmas futbollisti legjendar i Dinamos, Zvezdan Cvetkoviç, një nga lojtarët më të mirë nga brezi i paharrueshëm i cili në vitin 1982 fitoi titullin e kampionit të Jugosllavisë”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të GNK Dinamo Zagreb.

Nga Departamenti i Policisë së Zagrebit theksohet se “hetimet janë në vijim”. Sipas informacioneve jozyrtare Cvetkoviç ka vdekur nga shkaqe natyrore.

Zvezdan Cvetkoviç ka lindur më 18 prill të vitit 1960 në Karlovac.

“Në Dinamo erdhi në vitin 1977 në ditët e adoleshencës me vëllain e tij, Borislavin. Zvezdan dhe Boro janë një nga tandemët më të popullarizuar vëllazëror në historinë e klubit të Maksimirit. Së bashku ata kanë marrë pjesë në marshimin për kampionatin në vitin 1982 dhe Kupën e Kampionatit të Shtetit një vit më vonë. Në Dinamo ka luajtur si  mbrojtës i majtë dhe qendërmbrojtës”, thuhet në deklaratën e GNK Dinamo.

“Zvezdan Cvetkoviç për klubin e Maksimirit ka luajtur 222 ndeshje zyrtare me 12 gola të shënuar. Nëse shtojmë edhe ndeshjet miqësore, fanellën e Dinamos e ka veshur 492 herë duke shënuar 41 gola. Në Zagreb ai përfundoi shkollën e lartë për trajner, ndërsa si trajner i Dinamos ka qëndruar 10 xhirot e fundit të kampionatit në sezonin 2004/05. Pas përfundimit të karrierës në Maksimir, ai ishte asistent i trajneri, drejtori sportiv, skaut i klubit”.

Përveç në Dinamo, Zvezdan Cvetkoviç ishte edhe trajner i Sopotit, kurse në vitin 2011 i Borac të Banja Lukës (Bosnje dhe Hercegovinë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button