Katica Janeva dhe Fatime Fetai dorëzuan ankesë për gjobat që i morën nga Gjykata

“Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 janë dërguar ankesa kundër vendimit të Gjykatës Publike sipas të cilit mua dhe prokurores Fatime Fetai na u ngritën padi në vlerë parash. Konsiderojë se vendimi është i paligjshëm, për shkak të së cilës e shfrytëzuam të drejtën e ankesës”, njoftoi sot prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike Katica Janeva, njofton Portalb.mk.

Për më tepër, ju njoftojë se kundër gjykatëses Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska deri te Këshilli për verifikim të fakteve është paraqitur nismë për ankesë për verifikim të funksionit gjyqësor joprofesional dhe të pamatur.

Me këtë rast duam të tregojmë edhe për bashkëpunimin e papërshtatshëm të Shoqatës së prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë me ne. Nga ana e Shoqatës e prokurorit publik pamundësohet që në kuvendin vjetor të Shoqatës të marrin pjesë tre pjesëtarë të Prokurorisë Publike Speciale. Ashtu që njoftimi me anë të cilit njoftohet për mbajtën e Kuvendit është që nga 13.02.2017, kurse është dërguar nëpërmjet postës më 24.02.2017 në orën 12.15, edhe pse seanca për Kuvendin vjetor është caktuar pikërisht për më 24.02.2017 me fillim prej orës 12.30.” thuhet në kumtesën e PSP-së.

LEXO: Fatime Fetai u dënua nga gjykatësja për citatin e Jankullovskës nga “bombat”, për “bukurinë e Ushkovskit”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button