Është shumë e thjeshtë për të ditur nëse ai/ajo është për ju

Mundohuni të hidhni në një gotë uji, një pikë vaj, sa do që ti përzieni që të dy do të mbeten qartësisht të ndarë nga njëri tjetri.
Por nëse hidhni pak miell, forca e bashkimit mes tyre do të rritet. Edhe në çift ekzistojnë disa elementë, që shërbejnë për ti bashkuar partnerët deri në gjetjen e shpirtit binjak.

-Shpirti binjak nuk është një person me të njëjtat interesa ose mendime, madje shpesh mund të ketë mendime të kundërta. Tërheqja bëhet më e madhe nëse mes jush ka diçka misterioze dhe për të zbuluar.

-Shpirti binjak, nuk është ai që plotëson mungesat tona psikologjike, pasi partneri/ja nuk është një patericë ose infermiere.

-Lidhja me shpirtin binjak garanton intimitet dhe afrimitet shumë më të thellë se me këdo person tjetër.

-Është një raport i karakterizuar nga sintonia. Por kjo nuk do të thotë që të krijoni varësi ndaj njeri tjetrit. Me shpirtin binjak nuk ka nevojë për të bërë apo për të qenë ndryshe nga sa je, është një raport ku nuk duhet të shtirresh. Gjetja e shpirtit binjak do të thotë të ndihesh si në shtëpinë tënde.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button