Sekretari i NATO-s Jens Stoltenberg: U mblodhën nënshkrimet për Qeverinë e Maqedonisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, porositi liderët politik dhe presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinës. Në deklaratën e tij Stoltenberg thotë se pas tentimit të parë të pasuksesshëm për krijimin e Qeverisë, në pajtim me kërkesat e presidentit, janë mbledhur nënshkrime të mjaftueshme të deputetëve.

“Pres që autoritetet në Shkup ta përmbushin hapin e radhës në procesin demokratik dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga deklaratat dhe të marrin vendime për të mirën e të gjithë qytetarëve”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg thekson se Aleanca veriatlantike mbetet e përkushtuar në anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në pajtim me vendimin e marrë në samitin e Bukureshtit si dhe deklaratat e bëra në samitet e tjera të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button