Ndalet “Diti” në çerekfinale

Tenisti shqiptar nga Gostivari, Shëndrit Deari nuk ka mundur të shkon më larg se në çerekfinale në turnirin “Future”, që po zhvillohet në Sharm El Sheikh të Egjiptit. Tenisti nga Gostivari në çerekfinale u mposht nga bartësi i dytë në listë, italiani Stefano Travaglia me rezultat 6-4, 6-2. Edhe përkundër disfatës dhe eliminimit të mëtutjeshëm nga ky turne, Deari thekson se është i kënaqur me paraqitjet e ti.

 “Tenisti italian Travaglia ishte favorit në këtë takim, pasi ai është më mirë i ranguar në listën botërore. Sa i përket paraqitjes sime në këtë turne, jam shumë i kënaqur me meçet që i zhvillova dhe nga rezultati i arritur”, deklaroi Deari. Ndryshe, Shëndrit Deari do të vazhdojë qëndrimin e tij në Egjipt, pasi javën e ardhshme do të merë pjesë ne turneun e dytë, nga gjithsejtë tre që turnet që mbahen në Sharm El Sheikh.

Lajme të ngjashme

Back to top button