Vuçiç: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi të mos mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, siç spekulohej më parë në media, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç për Radio Televizionin e Serbisë, deklaroi se nuk ka arsye për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Serbia është e qëndrueshme, ekonomia e qëndrueshme. Nevojitet një rritje, seriozitet, përgjegjësi. Ajo ka shumicën e qëndrueshme për të funksionuar”, ka thënë Vuçiç.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen këtë pranverë, pasi që Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç i skadon mandati pesë-vjeçar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button