Një grup qensh i kanë mbytur disa dhi në Tetovë

Një grup qensh të barive kanë mbytur 7 dhi, dy rëndë i kanë lënduar dhe pesë të tjera më lehtë, pasi që dje kanë hyrë në stanin e R.A. (27) në fshatin e Tetovës, Dobrosh, njofton Portalb.mk.

Sipas paraqitjes së pronarit, ashtu siç informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, sulmi i grupit të qenve ka ndodhur mes orës 9 dhe 11, derisa ai nuk ka qenë në stan.

“Në të ka pasur 16 dhi, ndërkaq për shkak të sulmit naj dhive, dëmi material vlerësohet të jetë rreth 60.000 denarë. Policia ka kryer ekspertizë të plotë dhe punon për zgjidhjen e rastit”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button