(VIDEO) Arrestohen doganier dhe persona të tjerë në Novo Sellë

Në aksion policor i cili ende është në vijim janë arrestuar udhëheqësi dhe shumë të punësuar në doganën e vendkalimit kufitar Novo Sellë, të dyshuar se kanë marrë pjesë në shumë vepra penale siç janë keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizime, fshehje, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërteta.

Nga MPB-ja informojnë se në aksionin, të arrestuar janë edhe persona fizikë të cilët kanë fshehur mall, ndërsa pritet që të kryhen edhe bastisje dhe kontrolle në disa butiqe nëpër shumë qytete, midis të cilëve Shtip dhe Bogdanci, ku është në vijim aksioni.

Tërë aksioni, sipas informacioneve të para, i cili filloi nga VK Novo Sellë është që të zbulohet edhe të ndalohet trafikimi i mallit të tekstilit nga Bullgaria, Greqia në Maqedoni.

Nga MPB-ja më shumë detaje paralajmërojnë për më vonë gjatë ditës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button