Veljanoski u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare për vëzhgim të zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore dhe praktikën e vendosur, sot u bëri thirrje kryetarit të AP të OSBE-së, Ranko Krivokapiq, kryetarit të PE-së, Martin Shulc, kryetares së APKE-së, An Braser dhe kryetarit të AP të NATO-s, Hju Bejli, për qëllimin që të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ta njoftojnë Komisionin shtetëror zgjedhor, i cili e përcakton procedurën për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Dje Veljanoski nënshkroi vendimin për zgjedhje të parakohshme të deputetëve në Kuvend, të cilat do të mbahen më 27 prill të këtij viti, së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Maqedonisë, nëse presidenti nuk zgjedhet në rrethin e parë, më 13 prill.

Në Kodin zgjedhor, në nenet 161 dhe 162, është paraparë që tërë procesin zgjedhor të mund ta  vëzhgojnë organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe shoqata të regjistruara vendore dhe të jashtme të qytetarëve në statutet e të cilave është përfshirë parimi I mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Lajme të ngjashme

Back to top button