Xhaferi: Frymëzimi nga mësuesit e parë kurorëzohet me zyrtarizmin e USHT-së

Në prag të 7 marsit, ditës së mësuesit, Musa Xhaferri, Zëvendës-Kryetar i Qeverisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ka uruar të gjithë mësuesit e vendit.

Në telegramin e urimit të Xhaferrit thuhet se në shënim të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, u përcjell konsideratat më të larta për detyrën misionare dhe iluministe që kryeni, në arsimimin e brezave të rinj shqiptarë. 

“Roli juaj prej pishtari dhe detyra prej misionari, Ju bëjnë sot të ngriheni në piedestalin e meritave kombëtare, përkrah trashëgimisë së një plejade të veprimtarëve të arsimit shqip, në dekada e shekuj”, shkruan Xhaferri.

Ai më tej në telegram kërkon që në këtë ditë feste, të përkujtohen krenarisht  figurën e mësuesit të parë Shqiptar, Pandeli Sotiri, kontributi në ngritjen e arsimit shqip i të cilit nuk vlerësohet dot me asnjë fjalë a shprehje. 

“Frymëzimi i tij do të kthehej në sakrificën e gatishmërinë vetëmohuese të mësuesve shqiptarë në Maqedoni, që do të nisnin mes përndjekjesh e peripecish organizimin e shkollave të para shqipe në vendin tonë”. 

Telegramin e tij, Zëvendës-Kryetar i Qeverisë për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit e përfundon me rikujtimin për përpjekjet sipas tij, titanike  do të kurorëzohen më në fund në ditët tona me zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. 

“Urime Dita e 7 Marsit!”, shkruan Musa Xhaferri.

Lajme të ngjashme

Back to top button