Menduh Thaçi uron festën e 7 marsit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi përmes një telegrami u ka uruar të gjithë mësimdhënësve festën e 7 marsit, Ditës së Mësuesit. 

Në telegram thuhet: “Në këtë ditë me respekt të veçantë e kujtojmë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë mësimdhënësve tonë kudo që ata vepruan, duke sakrifikuar shumë që tek të gjithë brezat të kultivohet dija, edukimi dhe vlerat më të larta kombëtare.

Shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie është fuqizimi i dijes, prandaj kontributi i mësimdhënësve është më se i domosdoshëm në edukimin e brezave të rinj, që janë bazament i një të ardhmeje të ndritur të popullit tonë.

Më lejoni që për nderë të 7 Marsit – ditës së arsimit shqip, në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta arsimtarëve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë”, thuhet në telegram urimin e Menduh Thaçit Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare drejtuar arsimtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button