fbpx

Borë e imët në qafat malore, trafiku pa pengesa

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa dhe kufizime, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të imëta të borës ka në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë, por nuk paraqet problem për zhvillimin e trafikut.

Për shkak të mjegullës, dukshmëria në Mavrovë është zvogëluar në 10-15 metra dhe në Strazhë 50-70 metra.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim  të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë -Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Delçevë dhe Berovë – Vinicë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button