Demolohet kafeneja “Izlet”, ku u mblodhën doancione për “Revolucionin Laraman” (VIDEO)

Mbrëmë vonë ose herët në mëngjes janë thyer xhamat e hyrjes së kafenesë “Izlet”, e cila ndodhet në qendër të Shkupit, në afërsi të Ambasadës së Greqisë, njofton Portalb.mk.

Pronari i kafeneja, Ognen Uzunovski, sot në mëngjes ka publikuar një video në profilin e tij, ku shihen dëmi që i është bërë.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet kafiteria “Izlet”. Më parë hyrja u godit me ngjyra, gjithashtu në orët e vona, nga persona të panjohur,

Kjo kafene i hapi dyert për protestuesit e “Revolucionit Laraman” dhe atje u mblodhën donacione për pagesën e kallëzimeve penale për gjuajtje me ngjyrë.

Në këtë kafene, më 8 qershor të vitit 2016, qytetarët mblodhën një shumë prej 1.405 euro,40 dollarë dhe 878.360 denarë ose  gjithsej, 15.528 euro për mbështetjen e protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button