Prokuroria kërkon që Limajt t’i ndalohet hyrja në Ministri të Infrastrukturës

Nëse gjykata e miraton një kërkesë të prokurorit Johaness Pickert, Fatmir Limaj nuk do të guxojë që t’i afrohet objektit të Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prokurori që po e ndjek penalisht themeluesin e Nismës për Kosovën për shumë vepra penale të korrupsionit, në dy raste të ndara, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e një mase sigurie për Limajn dhe të tjerët.

Ai po e sheh të nevojshme që t’i ndalohet hyrja apo afrimi objektit të Ministrisë që në kohën sa e ka drejtuar më shumë se tre vjet quhej Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, ka thënë se do ta bëjë një kundërshtim lidhur me kërkesën e prokurorit. E ka quajtur të pakuptimtë dhe pa bazë ligjore e faktike.

Lajme të ngjashme

Back to top button