Komuna e Gostivarit: Shqyrtohen mundësitë për të ndihmuar familjet pa status të rregullar të vendbanimit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta realizoi takim me Shoqatën Joqeveritare “Habitat – Maqedoni”, e cila kujdeset për familjet në nevojë dhe që nuk kanë kushte elementare për jetesë.

“Gjatë takimit, theksi u vendos tek popullata rome që jeton në Gostivar, respektivisht në lagjen “Fazanaria”. Kryetari Bejta u zotua që në bazë të kompetencave që ka Pushteti Lokal dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera, të shqyrtohen të gjitha mundësitë për të gjetur zgjidhje për familjet që nuk kanë kulm mbi kokë. Në këtë drejtim, kryetari Bejta vuri në dukje që për të gjitha këto familje do të asistohet për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për të arritur deri tek lejet e ndërtimit dhe për kyçje në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit fekal. Nga kjo shoqatë shprehet gatishmëri që për familjet e tilla të asistohet në ekspertizat e ndërtimit por edhe sigurimin e materialeve ndërtimore në kushte lehtësuese. Takimi kaloi në frymë konstruktive dhe u vendos që bashkëpunimi të ngritet dhe të intesifikohet në periudhën në vazhdim, me qëllim që sa më shpejt tu dilet në ndihmë këtyre familjeve sociale”, thuhet në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button