Çetnikët serbë që luftuan në Kosovë u ndihmojnë rusëve në Krime (video)

Komandanti i çetnikëve serbë në Krime të Ukrainës, Milutin Malishiq ka qenë pjesëtar i grupit OSA – Armata Çlirimtare Serbe dhe në vitin 2000 është akuzuar se po planifikonte vrasjen e Sllobodan Millosheviqit dhe Nebojsha Pavkoviqit. Malishiq aso kohë i kishte demantuar akuzat.

Malishiq në gjykim i kishte hedhur poshtë pohimet se po planifikonte atentat kundër Milosheviqit dhe Pavkoviqit. Ai ka thënë se OSA punonte në mënyrë të fshehtë në Serbi dhe në Kosovë, kurse atëherë ishin planifikuar edhe aksione kundër forcave ndërkombëtarë në Bosnjë dhe sulme në “objektet muxhahedine”, raportojnë mediat serb.

Ai ka theksuar se në fillim e kishte krijuar përshtypjen që OSA është formacion ushtarak i organizuar mirë me së paku 100 luftetarë me përvojë, por në shtator të vitit 1999 i ka ndërprerë kontaktet më të akuzuarit tjerë, sepse e ka parë që “nuk janë mjaftueshëm të aftë që të mbrojnë popullin serb në Kosovë”.

Ishte presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë së mbetur, Vojisllav Koshtunica e kishte falur atë dhe të tjerët më 6 dhjetor të vitit 2000.

Malishiq ka marrë pjesë në të ashtuquajturën Hodoçashq të cilën kozakët rusë e kishin organizuar vitin e kaluar në veri të Kosovës.

Në një deklaratë për Itar tass ai ka thënë se në Krime ka udhëtuar me ftesë të Kozakëve.

Malishiq ka marrë pjesë edhe në luftën në Kosovë ku për një vit ishte i angazhuar si polic. Lëvizja çetnike që i takon, gjatë krizës në Kosovë, ka njoftuar se gjendët në pjesën jugore të Kosovës dhe janë të gatshëm që t’i kundërvihen me armë “sulmit eventual të shqiptarëve ndaj komunave serbe”. (ORAinfo)

Lajme të ngjashme

Back to top button