LSDM: Reagim ndaj qëndrimeve publike të Nikolla Gruevskit

Maqedonia unitare dhe qytetare haperon drejt ardhmërisë më të mirë për të gjithë, dhe asnjë gënjeshtër e Nikolla Gruevskit nuk do ta ndalojë atë, thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë pas qëndrimeve të tija publike për atë se “nëse votohet qeveria, ajo qeveri do të jetë e një ambasadori”, njofton Portalb.mk.

“Shumica e qytetarëve, më shume se 612.000 guximshëm zgjedhën ndryshimet për jetë dhe ardhmëri më të mirë. Shumica e qytetarëve votuan për ti dhënë fund qeverisjes kriminale të Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij. Maqedonia së shpejti do të ketë Qeveri të re. Ndryshimet janë duke ndodhur, Maqedonia unitare dhe qytetare shkon përpara dhe atë askush nuk do ta ndalojë.

Nikolla Gruevski pothuajse dhjetë vite keqbërësish është sjellë në raport me Maqedoninë dhe interesat e saja shtetërore dhe strategjike.

Gruevski dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për hajni, krim, korrupsion, tragjedive profesionale dhe familjare të cilat ua shkaktoi qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Gënjeshtrat e Gruevskit për ridefinim, federalizëm dhe kantonizim të Maqedonisë janë pasojë e qëndrimeve së përballjes me drejtësinë që po vjen.

Askush më shumë nuk i beson Gruevskit. Qytetarëve të Maqedonisë ju është bërë e qartë se në kërcënim janë privilegjet e Nikolla Gruevskit dhe familjes së tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

LEXO: Mesazhi më i ri i Gruevskit në lidhje me qeverinë e mundshme BDI-LSDM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button