Gjithçka gati për edicionin e 89-të të ceremonisë Oscar

Ka filluar numërimi së prapthi deri në ndarjen e çmimit prestigjioz Oscar, e cila konsiderohet si nata më e rëndësishme në botë në artin e shtatë. Ndarja e çmimeve të sivjetme të Akademisë amerikane të artit, filmit dhe shkencës do të mbahet të dielën në Los Angeles (rreth orës 03:00 pas mesnate sipas kohës sonë lokale), njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Kanë përfunduar të gjitha përgatitjet në Dolby Theatre për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit kur bëhet fjalë për filmin. Bulevardi në të cilin ndodhet Dolby Theatre është mbyllur për trafikun ndërsa janë marrë masa të larta të sigurisë.

Nikoqir do të jetë komediani Jimmy Kimmel, kurse do të marrin pjesë edhe Lady Gaga, Anna Kendrick dhe Jennifer Hudson.

Për Gagan kjo është hera e katërt që merr pjesë në ndarjen e çmimeve dhe artistja e parë të cilës i ka shkuar për dore që në të njëjtin vit të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar dhe Super Bowl, ndeshjet përfundimtare të NFL, Liga e futbollit amerikan.

Zëvendëspresidenti i Dolby Theatre, Curt Behlmer për AA tha se janë shumë të lumtur që edhe më tej janë nikoqir i këtij manifestimi.

Statuja e Artë do të jepet në 24 kategori.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button