Dëmtohet lokali i Lorik Canës në Tiranë

Ndoshta Shqipëria fitoi ndaj Maltës në miqësoren e djeshme, por kapiteni Lorik Cana ka pësuar një humbje, jo aq “miqësore”.

Lokali në qytetin e Tiranës, të cilin mesfushori kosovar e ka në pronë, dje është dëmtuar dhe është lënë me xhama të thyer dhe vazo të copëtuara.

Sipas mediave në Shqipëri, dëmtimi i lokalit ishte bërë pasi një vozitës i dehur ishte përplasur në fasadën e xhamit me makinën e tij.

Lokali i Lorik Canës gjendet në zonën e “ish-Bllokut”, që është një nga pjesët më “të zgjuara” të Tiranës dhe ku jeta e natës arrin kulmin e saj.

Mesfushori shqiptar e kishte hapur këtë lokal në vitin 2012, duke e bërë atë një dyqan verërash ekskluzive franceze. 

Lajme të ngjashme

Back to top button