Konkurrenca jo-lojale në Maqedoni, nuk ka mekanizma për parandalim

Në Maqedoni është shumë vështirë kompanitë të mbrohen nga konkurrenca jo-lojale. Monopoli më i madh është në shërbimet publike duke lënë kështu konsumatorin të pambrojtur ndërsa ligjet në këtë sferë janë kundërthënëse. Ishin këto disa nga konkluzionet e debatit të sotëm “Politika e mbrojtjes së konkurrencës – gjendja aktuale dhe sfidat” të mbajtur në Shkup, në organizim të Qendrës Maqedonase për Arsimim Evropian në mbështetje të Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni.

“Për të qenë të suksesshëm në punën tonë na duhet kuadër më i madh pasi që tani për tani nuk kemi shumë të punësuar dhe kjo na krijon probleme” tha kryetari i Komisionit për mbrojtje të konkurrencës, Bllagoj Çurulinov.

Kompanitë anëtare në Odën Ekonomike duhet mes veti të merren vesh për të mos krijuar konkurrencë jo-lojaje në treg, tha Jadranka Arizankovska, këshilltare e lartë në Odën Ekonomike.

“Duhet të them se Oda Ekonomike nuk ka asnjë rol duke u bazuar në ligjin për mbrojtje të konkurrencës, por, nga ana tjetër Odat kanë për detyrë që ti mbrojnë interesat e kompanive anëtare në to sa i përket krijimit të konkurrencës jo-lojale. “tha më tej Arizankovska.

Ndërkaq, Marijana Lonçar Vellkova, kryetare e Organizatës së konsumatorëve të Maqedonisë tha se viktima e monopolit të kompanive janë konsumuesit.

“Është e vështirë që të dëshmohen në gjykatë shoqërimet jo-lojale të kompanive ndërsa pasojat më të mëdha nga monopolizimi i ndjejnë shfrytëzuesit e shërbimeve. Madje është më pas vështirë për tua dhënë dëmshpërblimin, për shembull e dini rastin e EVN-së kur kishte vendosur harxhime manipulative prej 260 denarëve. Ata u dënuan por konsumatorët nuk dëmshpërblyen pasi që ata duhet të kishin ngritur padi kolektive, gjë që thuajse është e pamundur” tha Vellkova. 

Ajo tha se as avokati i popullit, Ixhet Mehmeti nuk ka mundur tu ndihmojë në këtë rast.

Për avokaten Maja Jakimovska, ligjet në këtë sferë nuk janë të harmoni dhe ka ndodhur në shumë raste të ketë dispozita kundërthënëse për një çështje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button