Në Gostivar do të hapet mjedis për punë me fëmijë në Stacionin Policor

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe përfaqësuesi i UNICEF-it Bertran Demulen nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për hapjen e një mjedisi të këndshëm për punë me fëmijë në Stacionin policor në Gostivar. 

Kjo ndërtesë bëhet për herë të parë në Gostivar, ndërkaq vlera e investimi është 1 milion e 800 mijë denar.   

Ky projekt është shumë i rëndësishëm sepse ka për qëllim që edhe këto fëmijë ti kthejë në grupin e fëmijëve të cilët nuk bëjnë vepra jonjerëzore, vlerësuan nga Komuna dhe Unicef. 

“Me këtë memorandum, Komuna dhe UNICEF-i dhe do t’i mbulojnë shpenzimet për ridedikimin e objektit të vjetër policor në një mjedis në të cilin fëmijët do të ndjehen më këndshëm  gjatë bisedave me personat profesionalë. Fëmijët që bëjnë punë jo të njerëzishme kontakti i parë i fëmijës me policinë është mjaft i rëndësishëm. Me këtë iniciativë dëshirojmë që ai kontakt të zhvillohet në një mjedis i cili fëmijëve do t’u mbjellë ndjenjë sigurie. Fëmijët që do merren në bisedë nga policët të cilët punojnë në Stacionin Policor, ata polic do të jenë të trajnuar që të mos mbjellin shqetësim tek fëmijët. Qëllimi është i mirë që fëmijët të edukohen dhe për veprën e shëmtuar të cilën ata e kanë bërë të mos e përsërisin”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

 “Personat profesionalë që punojnë me fëmijët doemos të disponojnë me mjete me të cilat do të sigurohet përmbushja e këtij parimi. Po ashtu, nevojitet që personat profesionalë të jenë të trajnuar për bisedë me fëmijët, që të shmanget trauma e mundshme dhe viktimizimi i serishëm i fëmijës”, deklaroi përfaqësuesi i UNICEF-it Bertran Demulan. 

Lajme të ngjashme

Back to top button