Strugë, nuk ka leje për investime vetëm në vendbanimet maqedonase

Në një komunikatë të sajë komuna e Strugës, bënë të ditur se do të parandalojë projektet që parashohin ndërtimin e fushave sportive në vendbanimet maqedonase.

“Komuna e Strugës nuk pranon logjikën edhe praktikën shumëvjeçare të BDI-së për investime në zonat etnikisht të pastra maqedonase, pas përzgjedhjes për investime përkatësisht ndërtimin dhe rikonstruktimin e 5 fushave sportive në 4 fshatra maqedonase, Nerez, Llozhan, Moroishtë, Misleshovë . Pas kësaj vjen edhe sihariqi i radhës nga BDI-ja, e cila ka përzgjedhur vetëm fshatra të pastra maqedonase, kësaj radhe për ujësjellës dhe kanalizime, si dhe kishën në Borovec. Për më tepër mund të shikoni edhe në këto dokumente ku shihen qartë milionat e dedikuara për këto projekte”, thuhet në komunikatën e komunës së Strugës.

Më tej në komunikatë thuhet, se tenderimi që është bërë nga  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por natyrshëm që Komuna e Strugës nuk do të japë leje për këto lloj investimesh monoetnike, të cilët getoizojnë vendbanimet shqiptare, ndërsa urbanizojnë ato maqedonase, jo sepse jemi kundër investimeve në të gjithë territorin e Komunën e Strugës pa dallim përkatësie etnike, por sepse Struga nuk është Shtipi, Struga ka mbi 60% popullatë shqiptare dhe investimet duhet të respektojnë këtë fakt sepse arkën e shtetit e mbushin më shumë pikërisht ky  grup etnik.

“Përkujtojmë opinionin se BDI-ja me të gjithë partnerët e saj të koalicioneve, vazhdon logjikën e komunizmit ku shqiptarët i bënin vetë investimet, ndërsa maqedonasit i bëjnë me taksat e shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e komunës së Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button