Sallatë me oriz të zi, ananas dhe proshutë

Jeni me dietë dhe kërkoni një drekë apo darkë të shëndetshme? Ja çfarë recete ju sugjerojmë ne.

Përbërësit:

250 gr oriz të zi

300 gr ananas

150 gr proshutë e tymosur

100 gr krem kuzhine

40 gr kikirikë të pjekur

1 portokall

4 lugë vaj ulliri

1 lugë gjelle miell misri

Kripë dhe piper

Përgatitja

Përgatisni orizin të cilin e keni zier më parë. Shtoni proshutën të cilën e keni prerë në kuba të vegjël. Ndërkaq, përgatisni salcën e portokallit: Vendosni një lugë miell misri në një tigan me vaj ulliri, shtoni pak krem kuzhine dhe trazojeni derisa të trashet. Ulni zjarrin dhe shtoni lëngun e portokallit, pak kripë dhe piper. Shtojmë sipër sallates disa feta ananas, kikirikë të grirë dhe salcë portokalli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button