Komuna e Strugës: Do të bllokojmë projektet monoetnike të BDI-së

Komuna e Strugës reagon ndaj, siç thonë ata, praktikës shumëvjeçare të BDI-së për investime vetëm në zonat etnikisht të pastra maqedonase.

“Komuna e Strugës nuk pranon logjikën edhe praktikën shumëvjeçare të BDI-së për investime në zonat etnikisht të pastra maqedonase, pas përzgjedhjes për investime përkatësisht ndërtimin dhe rikonstruktimin e 5 fushave sportive në 4 fshatra maqedonase, Nerez, Llozhan, Moroishtë, Misleshovë . Pas kësaj vjen edhe sihariqi i radhës nga BDI-ja, e cila ka përzgjedhur vetëm fshatra të pastra maqedonase, kësaj radhe për ujësjellës dhe kanalizime, si dhe kishën në Borovec”, thuhet në reagim.

Siç thonë ata kjo komunë nuk do të jap leje për ndërtimin e këtyre projekteve monoetnike.

“Për këtë fakt flet edhe tenderimi që është bërë nga ana e Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por natyrishëm që Komuna e Strugës nuk do të japë leje për këto lloj investimesh monoetnike, të cilët getoizojnë vendbanimet shqiptare, ndërsa urbanizojnë ato maqedonase, jo sepse jemi kundër investimeve në të gjithë territorin e Komunën e Strugës pa dallim përkatësie etnike, por sepse Struga nuk është Shtipi, Struga ka mbi 60% popullatë shqiptare dhe investimet duhet të respektojnë këtë fakt sepse arkën e shtetit e mbushin më shumë pikërisht ky  grup etnik. Përkujtojmë opinionin se BDI-ja me të gjithë partnerët e saj të koalicioneve, vazhdon logjikën e komunizmit ku shqiptarët i bënin vetë investimet, ndërsa maqedonasit i bëjnë me taksat e shqiptarëve”, thonë nga Komuna.

Nga Komuna e Strugës publikuan këto dokumenta ku shihen zonat ku do të investohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button