Lëndohen dy nxënës në një rrahje në Shkup

Dy nxënës janë lënduar në rrahjen që ndodhi në afërsi të shkollës së mesme postare në bulevardin “Brigada e dytë Maqedonase” sot rreth orës 13:30.

Të lënduarit janë sulmuar fizikisht nga nxënësit e shkollës së mesme kimike që është në afërsi të shkollës ku mësonin dy nxënësit.

Nga policia informojnë se disa nga nxënësit janë arrestuar dhe po punohet në zbardhjen e rastit. 

Ende nuk dihet motivi i rrahjes por jo zyrtarisht mësohet se nxënësit e shkollës së mesme postare ishin maqedonas ndërsa grupi tjetër i nxënësve ishin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button