Imer Selmani: Të gjithë kërkojnë të kthehem në politikë!

Në një prononcim për Portab, ish ministri i shëndetësisë dhe ish lideri i partisë Demokracia e Re, Imer Selmani thotë se kohëve të fundit miqtë nga vendi dhe nga jashtë insistojë me të madhe që ai të rikthehet në politikë. Ai thotë se vendimin do ta merr këtë vikend.

“Është e saktë që të gjithë kërkojnë kthimin tim aktiv në politikë. Dy vite jam jashtë saj dhe duhet propozimin mirë ta mendoj para se të vendosi. Tani që është paraqitur momenti i ri për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ngarkon plotësisht vendimin tim të mundshëm për rikthim në politikë.” thotë për Portalb, Imer Selmani.

Ai bëri me dije se në fund të javës do të takohet me anëtarët e DR-së për të biseduar më hollësisht për mundësinë e rikthimit të tij.

“Më pas do tua shqiptoj vendimin” tha Selmani.

PORTALB: Mendoni se vendimi juaj do të ndikojë në përçarjen edhe më të madhe të votës shqiptare, nëse madje vendosni të merrni pjesë të vetëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare? 

Selmani: Është pyetje hipotetike kjo sepse unë ende nuk kam vendosur të kyçem sërish në politikë. Më pas do të flasim për gjërat e tjera.

Selmani dha dorëheqje nga Demokracia e Re pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2011 ku partia e tij nuk arriti të merr asnjë deputet. Ai gjithashtu ishte kandidat për president të Maqedonisë në vitin 2009 dhe mori 147.547 vota.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button