LDSHM-ja, synon krijimin e bllokut homogjen shqiptar në Parlament

Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) i jep nisje projektit për aktivizim kombëtar dhe  qytetar “Opsioni shqiptar” për krijimin e shumicës parlamentare unike shqiptare në zgjedhjet parlamentare 2014.
Në komunikatën e LDSHM-së, thuhet se trajektorja e veprimit politik të shqiptarëve të Maqedonisë në prag të këtyre zgjedhjeve ka përfunduar në kolaps të thellë të aktorëve politik shqiptar.

“Duke konsideruar se kjo trajektore e përfunduar fatalisht në këtë mënyrë, i vë shqiptarët para një alternative: të pranohet gjunjëzimi politik që na sollën aktorët politik shqiptarë, ose të sfidohet vendosmërisht ky gjunjëzim  dhe me zgjuarsinë e qetë t’i jepet udhë ri ngritjes politike kombëtare në dobi të fateve politike të popullit shqiptar në Maqedoni tash dhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Duke u nisur nga këto vlerësime Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoni (LDSHM) i jep nisje projektit për aktivizim kombëtar dhe  qytetar “Opsioni shqiptar” për krijimin e shumicës parlamentare unike shqiptare në zgjedhjet parlamentare 2014, në fakt, krijimit të bllokut homogjen shqiptar në parlamentin që do të dalë në këto zgjedhje. 

“Për të realizuar këtë objektiv madhor kombëtar, ne pretendojmë t’i lidhim pas kësaj nisme aktorët e shoqërisë civile, të shoqërisë politike, figurat e pavarura publike dhe intelektuale dhe gjithë të tjerët që konsiderojnë se mund t’i sjellim dobi kësaj nisme, për të dalë në këto zgjedhje me një listë të vetme kandidatesh, me anë të së cilës pretendojmë të mbyllim një të kaluar politike të poshtëruar, sterile dhe në dobi të interesave të huaja dhe të interesave të tyre të korruptuara që e bënë aktorët shqiptar të kësaj loje politike, me një anë dhe me anë tjetër, përballë këtij gjunjëzimi të imponuar, të ngremë alternativën shqiptare të ri ngritjes politike të popullit shqiptar në Maqedoni përmes lidhjes së tij rreth idealeve të unitetit vepruese, në mënyrë që të marrë nisje një fillim i ri politik më vete dhe për vete, respektivisht për fatet politike të popullit shqiptar në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e LDSHM-së.

Në komunikatë më tej thuhet, “Projekti “Opsioni shqiptar”, që mer nisje, sot pretendon të nxisë një dinamizëm të qartë dhe autonom në shoqërinë civile shqiptare, e cila gjer më tani jo rastësisht ka qenë e vënë në anestezi të thellë nga projektuesit e përgjunjes politike shqiptare në Maqedoni. 

Lajme të ngjashme

Back to top button