“Kalërim drejt dritës”, libër i ri nga autori Shpëtim Pollozhani

Kalërim drejt dritës, është libri I radhës i autorit  Shpëtim Polloazhani, i cili   paraqet një përmbledhje  të veprimtarisë kombëtare, në veçanti të veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare në trojet shqiptare por që nuk janë përmendur asnjëherë.

“Përmbajta e librit është fakti se në bote ka shumë përmendore  për  ushtarë të panjohur të cilët kanë bërë vepra kombëtare dhe nuk e di as kush . Unë deshta të bëjë një monument për veprimtarët e pa njohur , thelbi I këtij libëri janë veprimtarët e pa njohur që kanë kryere vepra kombëtare. Me një fjalë është një potret personazhesh të ndryshëm. Libri natyrisht ka edhe mesazhin e vet , të luftosh për atdhe, e ke obligim”, tha autori, Shpërtim Pollozhani.

“Në esencë është një libër rilindës dhe autori është një rilindës , duke e vënë  në thonjëza në kuptimin e ri që ja japim fjalës , që hapësira jonë shqiptare , aty ku gjendet në Shqipëri, Kosovë , Maqedoni , Çamëri , Mal të zi. Unë gjykojë që libri është një mesazh, i përmallshëm për gjithë sakrificat e njerëzve që kanë luftuar për këtë  liri posaçërisht këtu në hapësirën tonë shqiptare  në Maqedoni”, deklaroi redaktori i librit, Josif Papagjoni.

Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve në Maqedoni  Shpëtim Pollozhani   më herët ka botuar edhe librin “Në strofullën e djallit” libër ky në të cilin autori flet për vitet  e tij të kaluara në burg, përjetimet, dhimbjet  dhe qëndresën tij gjatë kohës si i burgosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button