Haradinaj: Veç me Thaçin jo

Zgjedhjet e përgjithshme duhet të mbahen sa më shpejt që është e mundur. Qeveria duhet të rrëzohet, Aleanca nuk do të heq dorë nga mocioni i saj për rrëzim të qeverisë. Me secilën parti jemi të gatshëm të bëjmë koalicion, përpos me PDK-në. Kështu është shprehur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj në një intervistë për KosovaPress tha se reforma zgjedhore nuk u bë se s’kishte vullnet politikë, ndërkaq sa i takon Tribunalit për UÇK-në, sipas tij, as që duhet të mendohet.

Kryetari i AAK-së, është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë, por edhe të qeverisë bashkë me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

Ai theksoi më tej se Prishtina është qeverisur keq me Isa Mustafën, ndërkaq për Shpend Ahmetin u shpreh se duhet t`i jepet një mundësi për ta dëshmuar veten. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button