Partia e Romëve do ta përkrah Pendarovskin për president

Stevo Pendarovski do të fitojë mbështetjen e Partia për Emancipim të Tërësishëm të Romëve në zgjedhjet presidenciale.

Partia për Emancipim të Tërësishëm të Romëve me anë të një deklarate për medie, vlerëson se Pendarovski është presidenti që i nevojitet Maqedonisë dhe i cili, siç thuhet, mendon, flet dhe vepron për të gjithë qytetarët, pa dallim feje dhe etnie.

Sipas kësaj partie Pendarovski, në cilësinë e presidentit, do të mënjanonte të gjitha pengesat për qarkullimin e lirë të komunitetit rom, jashtë kufijve të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button