Aksident me mikrobus, 2 të vdekur dhe 10 të plagosur (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme, ku deri tani raportohet për dy persona të vdekur dhe 10 të plagosur, ndërkohë që katër persona ndodhen në gjendje kome.

Mësohet se, një automjet tip mikrobus  ka dalë nga rruga në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Policia bën me dije se automjeti me targë AA074AX është përplasur me një shtyllë dhe më pas ka përfunduar në një kanal, në vendin e quajtur “Ura e madhe” në Përrenjas. Në mikrobus nga informacionet paraprake raportohet se ndodheshin 25 persona. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Personat e plagosur janë nisur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe tri autoambulanca dhe tre mjekë kirurgë. Shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit ende nuk dihen. 

Mikrobusi ishte nisur nga Tirana me destinacion qytetin e Strugës. Nga të dhënat e fundit mësohet se një nga personat që ndodhen në gjendje kome është edhe drejtuesi i automjetit B.K. / Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button