Muslimanët rindërtojnë varrezat hebreje (FOTO)

Aktivistët myslimanë në Shtetet e Bashkuara ndërmorën një fushatë ndërgjegjësimi për grumbullim fondesh për riparimin e një varreze hebreje në Misuri. Ideja ishte e Linda Sarsour dhe Tarek El-Messidi, të cilët iu drejtuan komunitetit mysliman në SHBA për grumbullimin e 20 mijë dollarëve, aq sa ishte kostoja e riparimit të varrezave hebreje, të vandalizuara përgjatë fundjavës nga persona ende të panjohur. Thirrjes iu përgjigjën menjëherë dhjetëra persona dhe objektivi prej 20 mijë dollarësh u dyfishua në vetëm 3 orë dhe pak më vonë ishin plot 50 mijë dollarë në llogarinë e hapur posaçërisht për këtë qëllim. Dy ideatorët e nismës, Linda dhe Tarek falënderuan të gjithë personat që u bënë pjesë e fushatës dhe thanë se paratë do të përdoren së bashku me komunitetin hebre në Shtetet e Bashkuara për riparimin e varrezave hebraike të Misurit. Këto varreza u shkatërruan në fundjavë nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që në gjashtë qendra të tjera të tilla u dërguan kërcënime me bombë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button