Mikpritje jo e ngrohtë për Ivanovin në Krivollak

Një qytetar në moshë ka zgjedhur mënyrën e tij për ta pritur presidentin aktual Gjorge Ivanov në Krivollak. 

Gjatë kohës kur Ivanov po takohej me qytetarët i moshuari Zoran Peshiq i bëri me dije shefit të shtetit se si në shekullin 21 jetohet në këtë fshat.

Ai në pankartën e tij që po mbante në duar ka shkruar “S’kam pension, s’kam para”. Ai madje në pankartën e tij ka shkruar për gjendjen e rëndë në të cilën jeton.

“A deri këtu erdhi puna në shekullin 21 me skamje dhe varfëri. Unë jam njeriu i vetëm në shtëpi. Nuk kam pension dhe para, nuk kam as rrymë as nxehje e as drunj. S’kam shumë gjëra të tjera”, ka shkruanr i moshuari duke dashur të shpreh mllefin dhe shqetësimin deri tek presidentit Ivanov për gjendjen e rëndë ekonomike. 

Përndryshe, Ivanov garon për mandatin e dytë presidencial.    

  

Lajme të ngjashme

Back to top button