Sëmuret Messi, vjell në fushë sërish (Video)

Çfarë po ndodh me Lionel Messin? Sulmuesi argjentinas u duk sërish në vështirësi gjatë miqësores në Rumani ku 7 minuta pasi startit të ndeshjes volli në fushë, por ky episod nuk ndikoi në ndeshjen e sulmuesit që e mbylli deri në fund edhe pse pa ndonjë rendiment të lartë.

Për t’u kthyer pas në të shkuarën, vëmë re se kjo nuk është hera e parë që numri 10 vjell në fushën e lojës pasi një gjë e tillë i ndodhi edhe në përballjen me Levanten disa muaj më parë por dhe në sfidën eliminatore të zhvilluar në La Paz të Bolivisë edhe pse në këtë rast u mendua se shkak u bë lartësia e madhe mbi nivelin e detit, transmeton Supersport.

Këto episode ngrenë disa pikëpyetje të mëdha, por nga klubi katalanas nuk ka një përgjigje zyrtare. Mjekët heshtin por kjo nuk e përjashton faktin që ata duhet t’i kenë zbuluar shkaqet e vërteta të problemeve që po bëhen gjithmonë e më të shpeshta për 4 herë fituesin e “Topit të Artë”. Vetë lojtari foli pas miqësores me Rumaninë.

Me një buzëqeshje deri diku qetësuese, ai u shpreh se një gjë e tillë i ndodh shpesh, por nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Për këtë çështje u shpreh edhe trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella, i cili ashtu si edhe vetë lojtari, theksoi se Messi nuk u ndie mirë por gjithçka kaloi pas minutave të para të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button