Padrejtësia ndaj botës islame

Shkruan: Elmedin Memishi

Të gjithë ne jemi dëshmitarë të asaj se çfarë po ndodh kohëve të fundit në botë. Bota përballet me shumë gjëra të këqija, jemi dëshmitarë të  korrupsionit, varfërisë, papunësisë, diskriminimit, mohimit të drejtësisë, luftërave dhe dëshmitarë të plotë akteve të tjera çnjerëzore.

Bota nuk po gëzon paqe, bota po rrokulliset drejtë humnerës. Luftë në Irak, në Afganistan,l uftë në Siri,thënë shkurt, lufta ka përfshirë vendet myslimane dhe arsyeja është e qartë :”përçarje mes myslimanëve”. Po marrim shembull luftën në Siri : Siria popullohet nga 60 % myslimanë,30 % shija (alevit) dhe 10 % të krishterë. Pushtetin në dorë e kanë alevitë dhe janë duke bërë masakra të tmerrshme në krye me udhëheqësin Bashar al Assad.

Siria aleat kryesor e ka shtetin e madh Rusinë ajo e ndihmon në këto akte makabre qe po u bëhen myslimanëve. Cdo ditë persona të pafajshëm vriten: gra, fëmijë,pleq dhe bota shurdhe hesht, nuk e ngre zërin për këto viktima dhe me këtë bota me një farë mënyre përkrah pushtetin sirian dhe Assadin. Po të bëjmë një krahasim mes kësaj dhe ngjarjes qe ndodhi në Ukrainë do mund të kuptojmë diçka shumë interesante.

Federata Ruse me trupat e saj ka hyrë në pjesën e Krimesë ku kërkon që ta bëjë pjesë të Rusisë dhe i është kërcënuar me luftë Ukrainës nëse nuk ia jep. Ky gjest që bëri Rusia ngjalli reagime të ndryshme në të gjithë botën,reaguan SHBA-te, Gjermania e shumë shtete të tjera të fuqishme botërore. Këta shtete nuk lejojnë sulmin ndaj Ukrainës,madje edhe i janë kërcënuar Rusisë nëse bën një gjë të tillë atëherë do të reagojë e gjithë bota në mbrojtje të Ukrainës..Mirë!- pse bota nuk ngre zërin për të reaguar në Siri që të ndalojë luftën e jo zjarrit t’i hedhë benzinë?!!

Ky është një realitet i hidhur që po i ndodh botës, gjegjësisht botës myslimane. Zoti na vetëdijësoftë që të dallojmë të mirën prej të keqes!… Nëse demokraci do të thotë DREJTESI, atëherë bota pse nuk ka drejtësi?!!

  

Lajme të ngjashme

Back to top button