Sëmundjet e kancerit marrin karakter epidemik

Sëmundjet e kancerit marrin karakter epidemik. Çdo vit në Maqedoni ka rreth 800 pacientë të rinj me kancer në mushkëri, e cila është sëmundje më e shpeshtë e kancerit në botë. Çdo vit për një përqindje të vogël rritet numri i pacientëve të rinj të sëmurë me kancer në gji, numri i të cilëve arrin prej 650 deri në 750.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare prof. Zoran Spirovski, i cili tha se disponojnë me metoda më bashkëkohore në trajnimin e kancerit në gji.

Sipas Spirovskit në Klinikë, operohen kryesisht mbi 80 për qind e sëmundjeve të kancerit siç janë në mushkëri, ezofag, gjëndrat tiroide dhe në gji. Pacientet në Klinikën për kirurgji torakale dhe vaskulare sot i vizituan anëtarët e shoqatës së pare kundër kancerit “Shkëndija e jetës”, me rastin e Javës së luftës kundër kancerit dhe në prag të ditës së gruas 8 Marsi. Nga “Shkëndija e jetës” i vizituan edhe pacientet në klinikat për kirurgji degestive dhe për radioterapi dhe onkologji.

Kryetarja e shoqatës “Shkëndija e jetës”, Violeta Tomovska deklaroi se 21 vjet me radhë i vizitojnë pacientet në këto klinika me rastin e Javës së luftës kundër kancerit dhe në prag të ditës së gruas 8 Marsi.

Pirja e duhanit është shkaktari më i shpeshtë për kancer, ndërsa faktorët tjerë të rrezikshëm për paraqitjen e sëmundjes janë alkooli, joaktiviteti fizik, trashësia, konsumimi i dobët i pemëve dhe perimeve, ndotja e mjedisit jetësor, HPV dhe hepatiti B viruset, arseni në ujë, aflatoksina në ushqim etj.

Forma më e shpeshtë e sëmundjeve të kancerit te burrat janë kanceri në mushkëri, stomak, prostatë dhe në zorrë të trashë, ndërsa te gratë kanceri në gji, mushkëri, stomak, zorrën e trashë dhe në mitër. 

Lajme të ngjashme

Back to top button