fbpx

NASA, mision drejt Evropës së Jupiterit

NASA është duke planifikuar një mision të guximshëm robotik drejt hënës Evropa të Jupiterit, një vend ku astronomët spekulojnë se mund të ketë ndonjë formë të jetës.

Administrata Kombëtare Aeronautike Hapësinore amerikane ka ndarë 15 milionë dollarë në projektbuxhetin e saj për vitin 2015 për të filluar punën rreth planifikimit të një misioni drejt hënës që ka ujë. Nuk janë përcaktuar kurrfarë detajesh ende, por drejtoresha financiare e NASA-s, Elizabeth Robinson, ka bërë të ditur se misioni në fjalë pritet të fillojë në mesin e viteve 2020.

Robinson ka thënë se mjedisi me radioaktivitet të lartë rreth planetit të Jupiterit dhe distanca nga Toka do të përbëjnë një sfidë shumë të madhe. Kur NASA ka dërguar Galileon në Jupiter më 1989, anijes kozmike i janë dashur gjashtë vjet për të mbërritur në planetin e pestë nga Dielli.

Astronomja e Institutit Politeknik Rensselaer, Laurie Leshin, ka thënë se ky mund të jenë një “mision i guximshëm drejt një objekti misterioz në sistemin tonë diellor”. Anijet e mëparshme kozmike të NASA-s kanë fluturuar pranë Evropës, veçanërisht Galileo, por asnjëra prej tyre nuk është përqendruar në hënën që ka ujë, e cila është një ndër shumë hënat që rrethojnë Jupiterin.

Lajme të ngjashme

Back to top button