Ndryshimi i ligjit për familje parasheh marrjen e të drejtës prindërore

Kontrollet e obliguara mjekësore, këshilla për prindërit, marrja e përkohshme e fëmijës nga prindi, ngritja e procedurës për marrjen e të drejtës prindërore dhe kallëzim penal për keqpërdorim dhe mospërfillje të të drejtës prindërore, parashikojnë ndryshimet e ligjit për familje, të cilat kanë për qëllim të mbrojnë fëmijët nga keqpërdorimi dhe nga lypësia.

Qytetarët edhe më tutje do të munden të paraqesin raste të fëmijëve në rrugë, pas së cilës ekipe adekuate profesionale nga qendrat për punë sociale do të dalin në terren të cilët do të ndërmarrin masa për  mbrojtjen e tyre.

“Me ndryshimet e reja të ligjit për familje të cilat hyrën në fuqi këtë javë, në mënyrë të qartë, të saktësuar dhe të unifikuar rregullohet mbrojtja e fëmijëve nga keqpërdorimi dhe lypësia dhe mundësohet kujdes i padyshimtë për ndalimin e keqpërdorimit të fëmijëve”, tha Spasov duke shtuar se me ndryshimet bëhet saktësimi i dispozitave të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorim dhe mospërfillje brutale të kryerjes së detyrës prindërore nga ana e prindërve.

Ai sqaroi se sipas ndryshimeve nxitja e fëmijës në lypësi ose shfrytëzimi i fëmijës për lypësi do të konsiderohet për keqpërdorim dhe mospërfillje brutale e kryerjes së detyrës prindërore. “Në rastet, kur qendra për punë sociale, do të konfirmojë se prindi e nxit fëmijën në lypësi ose e shfrytëzon fëmijën për lypësi, qendra për punë sociale do t’i japë vërejtje prindit për mangësitë dhe dështimet në kryerjen e të drejtës prindërore, dhe detyrimisht do të sjellë vendim për kontroll të përhershëm të kryerjes së të drejtës prindërore, ndërsa do të zbatojë punë profesionale këshillëdhënëse me prindërit dhe me fëmijën. Derisa prindi i fëmijës nuk vepron sipas vërejtjeve të qendrës për punë sociale dhe sërish e nxit fëmijën për lypje, atëherë Qendra menjëherë do ta marrë fëmijën nga prindi, do të ngrejë procedurë për marrjen e të drejtës prindërore para gjykatës kompetente dhe detyrimisht do të parashtrojë kallëzim penal kundër prindit, ndërsa duhet të sigurojë edhe kujdes të fëmijës deri te sjellja e vendimit përfundimtar të gjykatës për marrjen e të drejtës prindërore”, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Në rast se, sërish, prindi me nxitjen e fëmijës në lypësi ose me shfrytëzimin e fëmijës për lypësi, e ka sjellur në rrezik jetën fëmijës, atëherë qendra për punë sociale është e obliguar menjëherë ta marrë fëmijën nga prindi, pa i caktuar masë paraprake të kontrollit mbi të drejtën e prindit. Që të mund të realizohen ndryshimet qendrat për punë sociale marrin obligime të reja.

Ekipe profesionale do të duhet t’i dërgojnë fëmijët në kontroll të obligueshëm shëndetësor në institucionet shëndetësore, me ç’rast do të kryhet kontrollim i gjakut dhe urinës me qëllim të konfirmimit të disa sëmundjeve ngjitëse ose përdorim të drogës ose substancave tjera psikotropikale. Kontrolli shëndetësor i fëmijëve nga Shkupi dhe rrethina deri në moshën 14-vjeçare do të bëhet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ndërsa për fëmijët të moshës mbi 14 vjeç kontrolli shëndetësor do të bëhet në Klinikën për toksikologji. Shpenzimet do të 

Lajme të ngjashme

Back to top button