(FOTO) Fituesit e çmimeve “Milingona e Artë” për vitin 2013

Në një mbrëmje gala të organizuar nga portali Milingona.net, mbrëmë u ndanë edhe çmimet vjetore për arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë “Milingona e Artë 2013”.

Këtë vit u ndanë 9 çmime në kategori të ndryshme si dhe çmimi i karrierës dhe çmimi për promotor të vlera shqiptare që në këtë rast i jepet një jo shqiptari. Çmimi i karrierës për këtë vit i takoi akademikut Luan Starova, ndërsa çmimi për promotor të vlerave shqiptare i takoi Frank Morawietz.

Laura Zhuta, organizatorja kryesore e manifestimit Milingona e artë shprehet e kënaqur me atë se si edhe këtë vit u shënuar arritjet e shqiptarëve të Maqedonisë.

“Mua me vjen mirë që Milingona e Artë po bëhet traditë, gjithçka ka përfunduar suksesshëm dhe janë përzgjedhur më të mirët sipas mendimit të publikut dhe sipas mendimit të jurisë. Ka qenë shumë më e vështirë se vitin e kaluar, pasi vitin e parë nuk ishim edhe aq të vetëdijshëm se çfarë po bëjmë, por këtë vit kishim një përgjegjësi shumë më të madhe. Mendoj që është bërë një përzgjedhje e mirë”.

Ishte një mbërmje gala e cila mblodhi elitën e jetës kulturore në vend, me defilim në tepih të kuq dhe me fustane glamuroze. Disa prej personaliteteve arritën që për të dytin vit me radhë të fitojnë cmim për arritjet e tyre duke përfshirë këtu Qendrën Informative kulturore që u përzgjodh për Ndikimin në afirmimin e kulturës, aktori Xhevdet Jashari fitoi përsëri çmimin për arritjen e vitit në artin skenik, si dhe Tabi Aziri arriti të merr për të dytin vit me radhë çmimin për arritjen në artet pamore.

Këto janë fituesit e çmimeve “Milingona e Artë për vitin 2013”:
Arritja e vitit në sport- Berat Jakupi (karate)
Arritja e vitit në artet e performuara- Art skenik- Xhevdet Jashari
Arritja e vitit në artet e performuara- Muzikë serioze- Fatos Lumani (kompozitor)
Arritja e vitit në botime shkencore, letërsi dhe publicistikë- Agim Rushiti
Arritja e vitit në muzikë- Venera Lumani
Arritja e vitit në artet pamore- Tabi Aziri
Talenti i vitit- Fitore Kurtishi- (atletikë)
Ndikimi në afirmimin e kulturës- QIK
Arritja e vitit në media- Rruga drejt…

Sponsorë të manifestimit ishin: T-Mobile, UNIQA, Unioni Financiar Shkup, Universiteti American College Shkup, Gemak dhe Wilson School.

Lajme të ngjashme

Back to top button