Pse e votuan 30-70 mijë shqiptarë LSDM-në?

Duke aluduar në fenomenin e fundit që u shpërfaq në taborin e elektoratit shqiptar të Maqedonisë, si dhe dyshimet e ngritura për arsyen e votimit të kësaj pjese të elektoratit dhe hutin për numrin e votuesve që u përcaktuan për këtë subjekt politik, vlen të theksohet fakti se shqiptarëve më shumë ju nevojitet stabiliteti ekonomik, se sa folklorizmi patriotik. E mu për këtë shkak, në këtë shkrim do të analizohen faktorët dhe stimuluesit, që shtynë këtë target të influencohet nga parafushata-fushata dhe qëndrimi i këtij subjekti, ndaj votuesve shqiptar.

Simpatia e shqiptarëve ndaj LSDM-s, filloi me hedhjen e bombave të liderit të tyre, ku ai ndër të tjera tha: “Do ta publikojmë Monstrën”, e më pas “I`a kam dorëzuar PSP-së”, e më pas inkuadrimi i gazetarit shqiptar Muhamet Zeqiri në këtë subjekt, e më vonë edhe kyçja po në këtë parti e aktivistes së njohur të shoqërisë civile znj. Gjylymsere Kasapi.

Kurse në fazën e fushatës, Zaevi e pushtoi trurin e një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve, fillimisht duke i mësuar nevojat e tyre siç janë: zgjidhja e ujit të pijshëm, rrogat më të mëdhaja, çmimi i rrymës elektrike më i ulët, shërbimet publike më cilësore, si dhe shërbim të njëjtë për të gjithë qytetarët. Këtë moment politik, lideri maqedonas e shfrytëzoi duke thirrur në një qytetari sado të brishtë, por të ndërthurur me mjeshtëri dhe bindje për t`u gëlltitur nga elektorati shqiptar, si dhe për shkakun se partitë shqiptare nuk i përfillën këto kërkesa popullore, ngase fushata e tyre u zhvillua duke u shtyrë se: “kush është më patriot se njëri dhe cili më pak se tjetri”.

Ndërsa pas fushatës LSDM-ja u përmblodh me një heshtje, ndaj Platformës Shqiptare të nënshkruar në Tiranë, që shtroi konkluzionin, se kjo parti qoftë edhe sipërfaqësisht i vlerëson ata votues shqiptar, që e përkrahën duke mos u premtuar diçka konkrete shqiptare, por edhe kur reagoi më vonë nuk doli kategorikisht kundër dygjuhësisë, por pjesërisht nën aryetimin e `moslejimit të ndryshimit kushtetues`.

Arsyet konkrete, sipas mendimit tim, që shqiptarët votuan LSDM-në ishin:

  1. Mllefi ndaj Gruevskit.
  2. Fushata me komunikime dhe fjalime bindëse e Zaevit.
  3. Dëshira për të hyrë në punë me intervenime maqedonase, që nuk do e kishe për borxh çdoherë që e sheh t`ia ngresh dorën shqiptarit që të ka kryer punë.
  4. Dëshpërimi prej dëgjimit të bombave, ku çka nuk dëgjuan prej funksionarëve të BDI-së dhe liderit të PDSH-së.
  5. Mosbashkimi i opozitës shqiptare.
  6. Kur krijohej qeveria, vota shqiptare përfaqësohej nga partia maqedonase, kështu, këtë herë këta votues transportin e votës së tyre tek partia maqedonase, e bënë vet.
  7. Ndjeheshin mosbesues ndaj politikanëve shqiptarë, pasi shumë herë i prenë në besë, kështu thanë më mirë të votoj aty ku nuk shpresoj, sigurt do të përfitoj më shumë, ngase forca e maqedonasve në këtë shtet është më e madhe.
  8. Platforma ekonomike e Zaevit, që ishte mjaft përmbajtësore.
  9. Premtimi për uljen e çmimit të rrymës elektrike të EVN-s.
  10. Lodhja nga patriotizmi dhe valëvitja e flamurit, që mbulonte korrupsionin dhe servilizmin ndaj partive maqedonase në pushtet.
  11. Si dhe dëshira për të u treguar evropian njëri ndaj tjetrit, që në një farë mënyre ndikonte edhe në harresën e varfërisë dhe prapambeturisë arsimore-edukative, që ka kapluar substancën shqiptare të Maqedonisë.

Ajo që pritet në të ardhmen pritet të shihet se a do rikthehet personazhi i famshëm kapitalist i shqiptarit të Jugosllavisë, apo konservatizmi demokratik i shqiptarëve të Maqedonisë do i mbijetojë edhe kësaj stuhie tundimi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Arsyet jane shume te thjeshta pasi udheheqsite shqiptare asnjehere nuk kane aritur ne pozitat e qe i kane me mund por me shtytje apo lepirje.Te gjithe ne Maqedoni e dine se si erdhi Zaevi ne krye te partise dhe kush qendron prapa tij.Thjeshte eshte puna nderi dhe puna asgje me teper.Prandaj nese ne duam qe te jemi lider si mirefillte separi duhet te analizojme veten dhe ti matemi sa kemi dhe sa duhet te kemi pas mandatit.Shqiptaret keto llogari kure nuk i kane bere dhe per shumicen e tyre jane te panevojshme.E tepert eshte me teper te thuhet dic me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button