Maqedoni, ja kush e paguan “çmimin” më të lartë për mos-diskutimet publike ndërpartike

Praktika e sjelljes së vendimeve në fshehtësi dhe më pas në publik e njëjta të plasohet si informacion, është në kundërshtim me vlerat bazike të demokracisë, e të cilat vërtetohen edhe nga hulumtimet e fundit të cilat shqyrtojnë se çfarë në realitet paraqet “demokraci e mirëfilltë”. Në këtë kuptim profesorët, hulumtuesit madje edhe ambasadorët, mosdiskutimin publik ndërpartiak, më saktë përpilimin e draft-ligjeve të cilat prekin edhe Kushtetutën e Maqedonisë, nënkuptojnë mungesë të vlerës më të lartë të demokracisë. Ata vlerësojnë se demokracia e Maqedonisë nuk mund të shkojë në drejtimin e duhur përderisa ligjet përgatiten në fshehtësi, në mbledhje partiake, e më pas vetëm të hidhen në Parlament që të njëjtat të votohen, shkruan Portalb.mk.

Në takimet e fundit ndërmjet krerëve të partive politike, u tha se disa nga dallimet në lidhje me gjuhën shqipe janë tejkaluar dhe me përfundimin e diskutimit për këtë çështje, do të mund të hapen për diskutim edhe çështje të reja për të cilat do të sillet vendim. Në këtë rrjedhë mungojnë informata se për çfarë është diskutuar dhe në çfarë mënyre. Ajo çfarë qarkullon në opinion, ka të bëjë me atë se a është sjellë një marrëveshje ndërpartiake për decentralizim të buxhetit, e cila do të kontrollohej nga një trup i ri i përbashkët.

Por nëse arsyeja e thëllimit të krizës politike në Maqedoni, është dobësimi i vullnetit institucional dhe zhvendosja e tyre në parti politike përgjatë funksionimit të saj,  kjo praktikë e re e liderëve partiak a do të rriste edhe transparencën, funksionalitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve në Maqedoni?
Fillimisht, kjo mënyrë e zhvillimit të rrethanave politike, në mënyrë të tërthortë paraqet edhe mënyrë e nisjes së punës së Parlamentit. Parashtrohet dilema, se përpilimi i draft-ligjeve në mbledhje partiake, a do të e thellojë krizën politike apo do e tejkalojë të njëjtën, që në këtë kuptim, Parlamenti të arrijë të marr sovranitetin, dhe kështu të ri-marrë sërish dinjitetin e të qenit organi që denjësisht përfaqëson dhe punon për qytetarët.

Në këtë pikëpamje të trajtimit të kësaj dukurie, profesoresha Mirjana Najçevska sqaron se bisedimet koalicionuese të cilat përfshijnë përgatitje të ligjeve është në kundërshtim me procedurën legjislative të përcaktuar nga rregullorja parlamentare.

“Sa mund të shoh, në procedurën legjislative nuk parashihet marrëveshje ndërpartiake ndërmjet partive politike, nuk përmenden anëtarë të partive, as edhe shtabe partiake. Dikush tek ne përmendi diskutim publik? Ndoshta kokat e mëdha janë mbledhur në anëtarë të partive”, thotë Profesoresha Najçevska në fejsbuk.

Profesoresha këtë fenomen e quan “retrokomunizëm”. Sqaron se një nga problemet themelore me të cilat përballet demokracia në socializëm kishte të bënte me atë, se shumë probleme të cilat duheshin të zgjidhen në institucione janë zgjedhur në parti politike.

“Partitë retrokomuniste në Maqedoni këtë e kanë bërë pjesë të sistemit dhe tash të gjitha çështjet të cilat duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve, zgjidhen në nivel partiak. Nuk ndërtohet demokracia që për bazë ka sundim e së drejtës me uzurpim të hapësirës ligjore nga partitë politike”, thekson Najçevska.

Po në këtë vijë të mendimit është edhe ambasadori i Polonisë, Jacek Multanovski i cili vlerësoi se llogaridhënia dhe transparenca e politikanëve paraqet thelbin  e funksionimit të një shoqërie demokratike.

“Pa përgjegjësi të forcave politike dhe përfaqësuesve të Qeverisë nuk mund të presim funksionim të shoqërisë demokratike. Çelësi është në transparencën dhe sjelljen e përgjegjshme te të gjitha subjektet politike” tha Jacek Multanovski, ambasador i Polonisë në Maqedoni.

Në këtë kontekst, ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauzer  do të shtonte se një nga faktorët kryesor për qeverisje të mire e cila do të pasqyronte “demokracinë e mirëfilltë” lidhet pikërisht edhe më përgjegjësinë institucionale.

“Qeverisja e mirë matet me disa faktorë si që janë: përgjegjësia, stabiliteti politik, mungesa e dhunës, efikasiteti i qeverisjes, shteti i së drejtës dhe kontrolli mbi korrupsionin. Qeverisja e mirë tregon respekt për të drejtat e njeriut dhe zbatimin e ligjit, përforcimin e demokracisë, promovimin e transparencës dhe kapaciteteve në administratën publike.” deklaroi Althauzer.

Por, nuk mjaftojnë me kaq argumentet se mos-argumentimi, mos-transparenca dhe mos-llogaridhënia e përfaqësuesve politik gjithnjë dhe më shumë po e rrit “çmimin” që do të paguajë demokracia.

Në këtë rrjedhë, një hulumtim i publikuar javë më parë nga Instituti për Demokraci “Societas civilis- Shkup” (IDSCS), nxori rezultate të cilat qartë tregojnë së në shumë seanca parlamentare, përfaqësuesit politik në Parlament i ju kanë ikur ballafaqimit me argumente, kështu, shpesh herë mungesa e argumenteve ndaj oponentit partiak ka bërë që sulmet të drejtohen ndaj personalitetit të politikanëve.

“Në 71% e rasteve pozita në Parlament ju ka ikur ballafaqimit me argumente që kanë të bëjnë me to. Në 4% të rasteve në Parlamentin e Maqedonisë është respektuar personaliteti i deputetit oponent edhe përskaj mungesës së kundër-argumenteve ndaj tij, kurse në 39% të rasteve pothuajse fare nuk është treguar respekt ndaj personalitetit edhe nëse kanë munguar argumentet. Mosrespektim i plotë ndaj personaliteti të deputetit oponent është vërtetuar në 6% të rasteve, me çka deputetët kanë përdorur gjuhë ofenduese ndaj tyre”, tha Jane Dimeski, koordinator i projektit “Parlamenti nën llupë”.

Këto raste janë të pranishme gjithnjë e më shumë edhe tash kur po bëhet përpjekje për dalje nga kriza. Vazhdimësia e politikbërjes së tillë, e bazuar në mos-transparencë dhe mos-diskutim publik edhe për problemet më të mëdha, është çështja që do të vazhdojë ti prekë gjithnjë dhe më shumë qytetarët dhe publikun e gjerë. Për këtë, shumë prej tyre kërkojnë që tërë procesi i bisedimeve për formim të Qeverisë së re të zhvillohet nën një transparencë maksimale ndërinstitucionale dhe ndërpartiake, por gjithmonë duke kyçur këtu edhe Parlamentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button